Sport

Manchester United kërkon Bonuccin (Foto)

Jose Mourinho, përveç Paul Pogbas, po kërkon edhe transferimin e Leonardo Bonuccit nga Juventusi

Drejtuesit e Manchester United janë në bisedime me udhëheqësit e Juventusit për Paul Pogban tash e disa ditë.

Gjatë këtyre bisedimeve, në skenë ka dal edhe emri i mbrojtësit italian, Leonardo Bonucci, raporton ESPN.

Jose Mourinho po synon ta forcoj mbrojtjen gjatë kësaj vere, dhe Bonucci është lojtari ideal për portugezin.