Sport

Manchester United blindon dy yje

Manchester United gjatë këtyre ditëve pritet t’ua vazhdojë kontratat disa lojtarëve

Sipas The Independent, Manchester United po planifikon t’ia zgjatë kontratën Marcus Rashfordit dhe Marouane Fellainit para muajit janar.

Rashford, sezonin e kaluar, nënshkroi kontratë katërvjeçare, derisa Fellaini e vazhdoi bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq” vetëm për një vit.

Por, Jose Mourinho dëshiron që të dy lojtarët t’i blindojë dhe t’i ketë në skuadër edhe për një kohë. /Express/