Sport

Manchester United arrin marrëveshje me talentin portugez

Manchester United ka arritur marrëveshje me talentin portugez i cili i ka alarmuar shumë klube evropiane.

The Mirrror raporton se United ka arritur ujdi për të nënshkruar me Umaro Embalo nga Benfica, transmeton Express.

Embalo, i cili është vetëm 16-vjeçar dhe luan si sulmues krahu, i ka alarmuar klubet evropiane duke shënuar 15 gola në 18 ndeshje për U-17 të Portugalisë.

Megjithatë, ai ende nuk ka debutuar për ekipin e parë të Benficas në Primeria Liga të Portugalisë. /Express/