Sport

Manchester City dhe Stoke City marrin vetëm barazim

Deri në minutat e fundit të takimit mes Manchester City dhe Middlesbrough, dukej se City e kishte fitoren në “xhep”, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën që të marrin një pikë shumë të vlefshme, duke bërë që takimi të përfundoi 1 – 1.

City kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Aguero, por festën e “qytetarëve” e prishi De Roon, në minutat shtesë (90+1), duke bërë që të nxjerrin një pikë shumë të vlefshme ndaj një kundërshtari siç është Manchester City, transmeton KosovaPress.

Barazim ka nxjerrë edhe Stoke City i Xherdan Shaqirit, kudnër West Ham.

Këto janë rezultatet në katër takimet e  zhvilluara sot në Premier League:

Manchester City 1-1 Middlesbrough

Bournemouth 1-2 Sunderland

Burnley 1-1 Crystal Palace

West Ham 1-1 Stoke City

Në renditjen tabelare, Manchester City është në pozitën e parë me 24 pikë, i ndjekur nga Arsenal dhe Liverpool me nga 23 pikë dhe një takim më pak të zhvilluar. Pas barazimit, Stoke City ka përmirësuar pozitën, duke u renditur në pozitën e 11-të./KosovaPress/