Manchester City dhe Arsenali kanë shprehur interesimin e tyre për ish-qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, sipas The Telegraph.
Bëhet fjalë për Jonny Evans, i cili aktualisht luan për West Brom, transmeton Express.
Raportohet se Arsenalit i është refuzuar një ofertë në vlerë prej 28 milionë euro për përfaqësuesin e Irlandës Veriore më 31 gusht, pasi West Brom kërkon të paktën 33 milionë euro për të. /Express/