Sport

Manaj: Nuk jam si Messi e CR7

Pas barazimit 1-1 ndaj Genoas, ka folur sulmuesi i Pescara, Rey Manaj, i cili ka thënë kjo ishte një pikë e rëndësishme.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit, por kërkoi më shumë përkrahje nga bashkëlojtarët e tij.

“Kemi marrë një pikë nga një ndeshje në udhëtim jo të lehtë, ne duhet të luajmë me shpirtin e pjesës së dytë dhe duhet t’i dhurojmë tifozëve fitore”.

“Në klasifikim kemi fituar një pikë në klasifikim, por mund të fitonim edhe dy tjera, por jemi të kënaqur”.

“Titullar? Jam një dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam Messi e Cristiano Ronaldos të cilët e marrin topin dhe shënojnë gol të vetëm, kam nevojë për bashkëlojtarët”, ka thënë Manaj për Pescarasport24.it.