Sport

Man Utd ushtron të drejtën për vazhdimin e kontratës me De Gean

Manchester United ka ushtruar të drejtën e vazhdimit të kontratës së portierit David de Gea edhe për një sezon, deri në vitin 2020.
Portieri spanjoll i cili po kërkohet nga Juventus, ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2019, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Mediumi prestigjioz anglez, SkySportNews, raporton se ‘Djajtë e Kuq’ kanë ushtruar të drejtën për vazhdimin e kontratës me De Gean edhe për një sezon, përcjell ‘lajmi.net’.

David de Gea është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, dhe me kontratën aktuale fiton rreth 280 mijë funte në javë./Lajmi.net/