Sport

Man Utd të shqetësuar, lëndohen Pogba dhe Fernandes

Paul Pogba dhe Bruno Fernandes raportohet se kanë pësuar dëmtime në stërvitje, pas një përplasje në stërvitje, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të Manchester United për të përfunduar në top katër pozitat e para.

Pretendohet se Fernandes u largua në gjendje më të rëndë pas përplasjes aksidentale në bazën e klubit në Carrington, raportojnë mediet angleze, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer gjatë kësaj jave, ka përgatitur ndeshjen e së shtunës, që në shtëpi pret Bournemouth.

Pogba dhe Fernandes kanë arritur të krijojnë një partneritet të shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit, dhe do të ishte një goditje e madhe për United nëse do të ishin pa njërin ose të dy, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.

Të dy lojtarët janë marrë për trajtim mjekësor, me shqetësime të ngritura nëse ata do të jenë në gjendje të paraqiten kundër Bournemouth.

Fernandes ka bërë një super ndikim që nga transferimi nga Sporting Lisbonë në janar.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 13 paraqitje./Lajmi.net/