Sport

Man Utd në telashe, skuadra nga Serie A hyn në garë për Jamesin (Foto)

Interi po insiston që ta transferojë James Rodriguezin
Një gjë është e sigurt. James Rodriguezi do të largohet nga Real Madridit në fund të këtij sezoni.

Por, ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i reprezentuesit kolumbian. Mediat e huaja kanë raportuar se ish-anëtari i Monacos dhe Portos është një hap larg transferimit në Manchester Untied.

Por, sipas Secondo El Bernabeu Digital, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ndërhyjnë në negociata dhe t’ia ndryshojnë mendjen kolumbianit.

Thuhet se Nerazzurrët janë të gatshëm t’i nisin bisedimet me menaxherin e kolumbianit, Jorge Mendes.

Klubi nga Serie A është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 8 milionë euro në sezon dhe një rol të rëndësishëm në projektin e klubit, përcjell Express.

Inter e kishte kërkuar Rodriguezin edhe gjatë dimrit, por lojtari kishte preferuar të mbetet në Santiago Bernabeu. Portet të shihet se a do të arrijë Interi që kësaj radhe ta bind kolumbianin.

James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola. /Gazeta Express/