Sport

Man Utd me transferim të ‘çmendur’ nga Roma

Manchester United po planifikon që të bëjë një transferim befasues nga Serie A.
Manchester United dëshiron që ta transferojë një lojtar nga Roma.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta transferojnë Lorenzo Pellegrinin nga skuadra italiane, përcjell “lajmi.net”.

Manchester United e di se klauzola e mesfushorit është 30 milionë euro, andaj dëshiron ta transferojë atë në janar.

Roma është duke tentuar që ta bind lojtarin të nënshkruaj kontratën e re, në mënyrë që t’i ndryshohet klauzola, mirëpo 22 vjeçari po e refuzon një gjë të tillë. /Lajmi.net/