Sport

Man Utd me transferim rekord për sezonin e ri

Manchester United është duke e kërkuar me ngulm një qendërmbrojtës për sezonin e ri.

Manchester United e di se pika më e dobi në skuadrën e tyre është qendra e mbrojtjes, andaj kanë disa lojtarë në listën e tyre.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta transferojnë Kalidou Koulibalyn nga Napoli në afatin e verës, përcjell lajmi.net.

Skuadra italiane është e gatshme ta shet mbrojtësin senegalez, por që Manchester United duhet të ofrojë 110 milionë euro.

Napoli refuzon ta shet mbrojtësin nën atë shumë, andaj skuadra angleze duhet ta bëjë transferimin rekord. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli