“Djajtë e Kuq” pritet të jenë mjaft aktivë në afatin kalimtar të janarit, duke e përforcuar mbi të gjitha sulmin, në një sezon mjaft të zbehtë nëpër të cilin po kalojnë
Manchester United pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.
Sezoni i ri i “Djajve të Kuq” është një dizastër i vërtetë, prandaj gjiganti anglez ka paralajmëruar përforcime të mëdha gjatë dimrit.
Pas largimit të Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit dhe lëndimeve, sulmi i Unitedit ka rënë dukshëm dhe ky klub po planifikon të përforcohet mbi të gjitha në këtë fazë.
Mario Mandzukic shihet si objektivi kryesor për sulmin, por klubi anglez pritet të përforcohet edhe në repartet tjera, të cilat nuk po i funksionojnë.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer aktualisht e zë vendin e 12-të në Premierligë, në një sezon mjaft negativ deri tash. /Gazeta Express/