Manchester United dëshiron ta transferoj mbrojtësin e Tottenhamit, Danny Rose
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Manchester United po planifikon që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferoj mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Danny Rose.
Sipas këtij tabloidi, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë funte (56 milionë euro, për reprezentuesin e Anglisë, përcjell Express.
Interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur edhe Chelsea, por thuhet se Man Utd është favorit që ta transferojë. /Express/