Manchester United ka filluar t’i thyej rregullat e tyre.
Manchester United e kishte vendosur si rregull që mos të mbante në skuadër lojtarë që do t’i kalonin të 30-tat, por kjo gjë duket se nuk vlen më.
Skuadra angleze ka vendosur t’i vazhdojë kontratën Ashley Youngut, që aktualisht është 33-vjeçar, përcjell lajmi.net.
Sipas The Mirror, kapiteni i Manchester United do ta nënshkruajë kontratën e re në javën e ardhshme.
Young do të qëndrojë edhe për një vit në Old Trafford. /Lajmi.net/





















