Sport

Man Utd bën ofertë marramendëse për Marquinhos (Foto)

Manchester United e ka marrë seriozisht transferimin e Marquinhos nga PSG
Pavarësisht transferimit të mbrojtësit suedez, Victor Lindelof nga Benfica, Manchester United po bëhet gati ta transferoj edhe një mbrojtës.

Fjala është për brazilianin e Paris Saint-Germain, Marquinhos, shkruan tabloidi britanik, The Sun, përcjell Express.

Sipas këtij tabloidi ekipi nga ‘Old Trafrod’ është i gatshëm të shpenzoj 62 milionë funte (70 milionë euro) për reprezentuesin e Brazilit.

Thuhet se ‘Djajtë e Kuq’ kanë ofruar këtë shumë të madhe pasi dëshirojnë të ta mposhtin Juventusin dhe Barcelonën në garë për Marquinhos. /Express/