Manchester United raportohet se i ka dhënë dritën jeshile Paul Pogbas për të lënë klubin gjatë verës, për një shumë rreth 35milionë euro.
Pogba është lidhur shumë me një largim nga ‘Djajtë e kuq’ që nga fillimi i verës së kaluar, por deklaroi se është i gatshëm për një sfidë të re.
Real Madrid dhe Juventus u kuptua se janë në mesin e skuadrave të interesuara për nënshkrimin e reprezentuesit francez.
‘Djajtë e Kuq’ më parë kishin këmbëngulur se ata nuk e kishin ndërmend të shisnin Pogban, por ‘The Sun’ pretendon se klubi tashmë po mendon të ndajë rrugët me 26 vjeçarin, sepse janë duke menduar se situata e tanishme po sjell efekt negavit në skuadrën e Solskjaer.
Pobga te Manchester United është transferuar në vitin 2016, për 105 milionë euro./Lajmi.net/