Sport

Man United dhe Chelsea në garë për mesfushorin e Bayern Munich

Manchester United do t’i bëjë konkurrencë Chelseat për mesfushorin e Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar veror, raporton Daily Express.

Përfaqësuesi kilian mund të largohet nga klubi i Bundesligës gjermane pas transferimit të Leon Goretzka nga Schalke, me Chelsean si destinacion shumë i mundshëm i tij, transmeton Express.

Megjithatë, pas ardhjes së Alexis Sanchezit në “Old Trafford”, Jose Mourinho e ka rritur interesimin për Vidalin, teksa dëshiron ta shtojë edhe një kilian tjetër në skuadër.

Përparësia e vetme e Chelseat është se Antonio Conte ka qenë trajner i Vidalit në kohën kur të dy ishin pjesë e Juventusit. /Express/