Manchester Unitedi e ka mposhtur 3:0 Baselin në “Old Trafford”.
Manchester Unitedi e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur 3:0 Baselin e Taulant Xhakës, i cili ishte titullarë për skuadrën zvicerane, shkruan Gazeta Express.
Marouane Fellaini (35’), Romelu Lukaku (53’) dhe Marcus Rashford (83’) shënuan për fitoren e pastër të “Djajve të Kuq”.
Xhaka ishte një ndër më të mirët në fushë, pavarësisht humbjes 3:0. /Gazeta Express/