Manchester City dhe Liverpool janë duke e rivalizuar njëra-tjetrën për titullin e Premierligës.
Manchester City është kampion në fuqi, gjersa Liverpool nuk e ka fituar titullin që 29 vite.
Mbrojtësi i ‘Citizens’, Aymeric Laporte, ka thënë se ata janë skuadër më e fort se të kuqtë.
“Kur ju vazhdoni me fitore në çdo ndeshje dhe tregoni mentalitet fitues, atëherë e kuptoni se jeni në një skuadër të madhe”, ka thënë spanjolli, përcjell lajmi.net.
“A jemi më të fortë se Liverpool? Do të thosha që po, por do të jetë më ndryshe. Liverpool ka një skuadër të mirë, por ne shpresojmë që ta bëjmë diferencën.”, ka thënë më tej Laporte. /Lajmi.net/