Sport

Man City është gati të thyejë rekord për Mendyn (Foto)

Manchester City dëshiron ta bëjë Mendy më të paguarin në botë, vetëm për tra transferuar në “Etihad”.
Pep Guardiola ka mbetur pa mbrojtës krahu, pasi edhe Aleksandar Kolarov do të largohet nga stadiumi “Etihad”, këtë e ka konfirmuar vetë trajneri spanjoll.

Për të mbuluar atë hapësirë, Guardiola është shumë afër transferimit të mbrojtësit, Benjamin Mendy nga Monaco dhe është i gatshëm ta bëjë atë më të paguarin ndonjëherë vetëm për ta sjellë në City, raporton L’Equipe .

City tashmë ka transferuar një mbrojtës të djathtë, Kyle Walker, për të cilin shpenzoi 50 milionë funte dhe është i gatshëm edhe për Mendyn të bëjë çmendurinë, vetëm që të forcojë tani edhe krahun e majtë të mbrojtjes.

Teksa City po kërkon të rrisë konkurrencën duke tentuar ta transferojë edhe mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Danilon. /Gazeta Express/