Napoli do 80 milionë për Fabian Ruizin
Edhe Manchster City ka hyrë në garë për mesfushorin spanjoll, Fabian Ruiz, për të cilin Napoli kërkon 80 milionë euro, raporton TeamTalk.
24 vjeçari kërkohet edhe nga Barcelona dhe Real Madridi, tani del në skenë Pep Guardiola që besohet se është fans i spanjollit.
Numri një i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i vendosur që të mos heq dorë nga lojtari për një shifër nën 80 milionë euro. /Gazeta Express/