Sport

Man City bën gati planin për transferimin e Messit

Manchester City është duke punuar për ta bërë realiteti njërën ndër ëndrrat më të mëdha të klubit, që kur pronarët e rinj arritën në Angli në vitin 2008: ta shohin Lionel Messin të veshur me fanellën me ngjyrë të kaltër të çelur.

Sulmuesi 32-vjeçar nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij me Barcelonën, që skadon në vitin 2021, dhe ngjarjet e fundit në Camp Nou e kanë shtyrë Messin të mendojë për klauzolën e tij të largimit për këtë verë dhe ta provojë fatin në një klub të ri, transmeton Gazeta Express.

për këtë verë dhe ta provojë fatin në një klub të ri, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit The Athletic, pronarët e Manchester Cityt besojnë se gjasat për transferimin e yllit argjentinas kanë kaluar nga “e pamundur” në “vështirë se mund të ndodhë”, por ky ndryshim i vogël mjafton për t’i motivuar drejtuesit e Cityt ta bëjnë gati një plan për t’i siguruar shërbimet e tij.

Po i njëjti medium raporton se “Citizens” kanë qenë duke e pritur këtë mundësi për ta transferuar Messin që një dekadë dhe se klubi ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të mira me rrethin e Messit – gjë që mund t’i vijë në ndihmë klubi tani.

Manchester City e konsideron këtë mundësinë e fundit për ta transferuar gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë sa është ende në formë të mirë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez do të jenë të kujdesshëm me ofertat për Messin, pasi që e dinë se ky transferim potencial do të jenë i komplikuar.

Shumë mediat kanë raportuar gjatë këtyre 24 orëve të fundit se Manchester City do të ishte destinacioni i preferuar i Messit, nëse ky i fundit vendos përfundimisht të largohet nga Barcelona. Lajmet e tilla u publikoi vetë faqja zyrtare e Manchester Cityt dje.

Megjithatë, pengesa e parë për Pep Guardiolën në tentimin për t’u ribashkuar me Lionel Messin do të jetë vendimi i UEFA-s për ta dënuar ose jo Manchester Cityn për shkeljen e rregullave të ndershmërisë financiare (Financial Fair-Play, FFP). /Gazeta Express/