Sport

Man City apo Bayern? Sane ka vendosur për të ardhmen e tij

Leroy Sane i Manchester City-t kërkon t’i bashkohet gjigantëve gjermanë të Bayern Munich në merkaton e janarit.

Sane nuk ka luajtur në Premier League që prej gushtit pasi po riaftësohet nga një dëmtim i rëndë në gju.

Sane, 23, është kërkuar me ngulm nga Bayern verën e kaluar, dhe tani kampionët e Bundesliga-s po i afrohen përsëri lojtarit të përfaqësueses gjermane.

Sipas Bild, Sane e ka vendosur përfundimisht që do të rikthehet në vendlindjen e tij që në janar.

Sane ka refuzuar dy ofertat e fundit të Man City-t për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vititn 2021.

the authorGazetaKNN