Rajon & Botë

Malajzia i arreston 2 turq, dyshohen për aktivitete terroriste

Policia e Malajzisë i ka arrestuar dy qytetarë turq, përfshirë drejtorin e një shkolle ndërkombëtare, të dyshuar për aktivitete kërcënuese ndaj sigurisë kombëtare, njofton shefi i policisë Khalid Abu Bakar.

Drejtori i shkollës Turgay Karaman dhe biznesmeni Ihsan Aslan, u arrestuan dje në bazë të seksionit të kodit penal në lidhje me “veprime terroriste”, ka shtuar ai, transmeton Express.

Nuk janë dhënë detaje tjera rreth aktiviteteve të dyshuara në Malajzinë me shumicë myslimane./Express/

the authorE B