Modelja e njohur Majlinda Zeka ishte bërë e njohur që nga lidhja e saj me reperin e njohur Majk.
Lidhja e tyre bëri bujë në mediet rozë ashtu sikurse edhe ndarja, transmeton Gazeta Express.
Dyshja e njohur pak muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë të një djali të ëmbël të cilin Majlinda e pagëzoi me emrin Roan.
Ani pse dyshja nuk deklarohen për raportin e tyre, megjithatë të dy janë shumë të përkushtuar ndaj Roanit të vogël.
E së fundmi bukuroshja Zeka ka prezantuar para fansave të saj babanë dhe vëllain.
Ajo kishte hedhur një fotografi në llogarinë e saj në Instastory ku kishte shkruar “Daddy bro”, duke lënë edhe një emoji zemër.
Ndryshe, ani pse Majlinda pak kohë më parë është bërë nënë ajo shumë shpejt ka arritur të kthejë linjat e saj seksi./Gazeta Express/