Sport

Majlinda Klemendi është më e njohur se shteti që përfaqëson

Sportistja e njohur Majlinda Kelmendi ka kaluar 8 vite që kur ka përfunduar arenën e shkollës së xhudos në qytetin e Pejës.

Të gjithë e njohin Majlindën por tashmë do t’iu drejtojnë nga palestra në të cilën stërvitet xhudistja më e mirë në botë. Në fund të rrugës është shtëpia që e kërkojmë.

“Shoqja ime dhe shokët e rrugës më bindën që të shkoja në stërvitje. Nuk kam pasur lidhje se çfarë sporti është. Pas dy ditësh kemi shkuar për një turne në Sarajevë dhe nga atëherë nuk kam kaluar asnjë ditë pa xhudo. E kam dashur sportin pasi kam takuar shokë të rinj”, ka rrëfyer Majlinda Kelmendi.

Ende është e papërfunduar, me të çara në mure dhe me izolim të improvizuar. Luftëtaret nga e tërë bota huazojnë shtëpi në afërsi dhe nga gjysmë viti shikojnë se çka bën Majlinda.

Në stërvitje janë bashkë djemtë e vajzat, ndërsa i përcjell shikimi i rreptë i Driton Kukës. Para Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, të parat në të cilat u paraqit shteti i ri i Kosovës, Kuka mezi ka lejuar kamerën tonë në sallë. Na ofroi dhjetë minuta dhe atëherë e njohëm Majlindën./ Koha Ditore