Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e ka mposhtur xhudisten ruse Yulia Kazarina në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi të shtunën në mëngjes, duke e bërë rikthimin e saj në garat e xhudos, pas plot 14 muajve pauze të detyrueshme shkaku i lëndimit që e pësoi në Kampionatin Botëror 2017 në Budapest.
Kelmendi e mposhti Kazarinën në rundin e parë të Grand Slamit të xhudos që po zhvillohet këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Gazeta Express.