Fituesja e Medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi, sot do të vizitojë Familjen Haradinaj në Gllogjan.
Në një njoftim për media thuhet se menjëherë pas triumfit historik në “Rio 2016”, xhudistja kosovare do të vizitojë sot Kompleksin memorial në Gllogjan në orën 11:00.
Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi është rikthyer dje në Kosovë pas fitores historike të saj, ku është pritur në mënyrë inisitucionale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ajo ka vazhduar me parakalimin e saj në sheshet e Prishtinës, derisa ka përfunduar në vendilindjen e saj në Pejë, ku është pritur nga zyrtarët komunale e qytetarë të entuziazmuar.