Sport

Majlinda Kelmendi: Po më duket si një ëndërr!

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, që i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, me të arritur në Kosovë ka thënë se gjithçka po I duket si një ëndërr.

Ajo ka falënderuar për pritjen që i është bërë, derisa ka shtuar se do ti duhet kohë që ta marr vetën dhe ta besoj suksesin e saj.

“Jam shumë e lumtur që arrita ta marrë këtë medalje. Faleminderit për pritjen. Ende po më duket si ëndërr, besoj se do të më duhet ende kohë për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

Ajo ka thënë se në Brazil është ndjerë sikur të kishte qenë në Kosovë.

“Më dukej vetja si në Kosovë kur isha në Brazil. Tifozë të shumtë më ukanë uruar për këtë arritje”, ka thënë Majlinda./KosovaPress/