Sport

Majlinda Kelmendi përfundoi Botërorin pa medalje

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është eliminuar nga garat e Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest, pasi u eliminua në garën për medaljen e bronztë nga braziliania Erika Miranda.

Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi u mposht më parë nga japonezja Ai Shishime në kategorinë 52 kilogramë, në garën për finalen e Botërorit.

Majlinda në raundin e parë ishte kualifikuar pa luftë dhe në raundin e dytë e kishte mposhtur zviceranen, Evelyne Tschopp, kurse në çerekfinale pejania e ka mposhtur garuesen nga Franca, Amandine Buchard, raporton KosovaPress.

Miranda ka mposhtur më parë edhe shqiptaren tjetër, Distria Krasniqi./KosovaPress/