Ka përfunduar ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2016, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ku Majlinda Kelmendi u shpall “mbretëreshë” e Kosovës.
Epiteti i sportistes së vitit i takoi fitueses së lojërave olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendi, trajner i vitit u shpall Driton Kuka, sportist i vitit Herolind Nishevci, ndërkohë që Komiteti Olimpik i Kosovës me çmim special ka nderuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe ish karateisten e njohur Shqipe Zogiani. Po ashtu u ndan edhe çmime tjera për sportistët e vitit 2016, raporton KosovaPress.
Në ceremoni ka marrë pjesë kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, ministra, përfaqësues tjerë të skenës politike dhe shumë sportistë./KosovaPress/