Xhudistja olimpike, Majlinda Kelmendi i është nënshtruar sot një operimi të cilin e ka kaluar me sukses.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i saj Drtion Kuka, njofton Klan Kosova.
Më poshtë është shkrimi origjinal i Kukës:
Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!
Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!
Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!
Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lêndim gjatë garës në Budapest!
Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!
Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič
Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!