Majlinda Kelmendi do të luftojë për medalje të artë në Grand Slamin që është duke u mbajtur në Abu Dhabi.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles, transmeton Koha.net.
Në finale të kategorisë 52 kilogramë ajo përballet me italianen, Odette Giuffrida.
Kurse në kategorinë 57 kilogramë Nora Gjakova është eliminuar në ndeshjen e dytë nga xhudistja verikoreane Sun Ri Hyo.
Por, Gjakova në ndeshjen e saj të parë e ka mposhtur serben Marica Perisiq. /FaktePlus