Sport

Majlinda Kelmendi më afër medaljes së artë në ‘Rio 2016’, kalon në gjysmëfinale (Video)

Majlinda Kelmendi ka arritur fitoren e dytë në Lojërat Olimpike për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Rio 2016’.

Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, duket më afër medaljes së artë në ‘Rio 2016’ pasi ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Olimpike, duke mposhtur xhudisten Christianne Legentil.

Christianne Legentil e kishte eliminuar Majlindën nga ‘Londra 2012’, por kampionia e botës u tregua shumë më e mirë në ‘Rio 2016’, duke avancuar më tej.

Në meçin e parë, Majlinda e kishte mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp me lehtësi, duke kryer punë brenda 25 sekondash.

Shpresojmë që Majlinda të shkojë në finale, duke e kërkuar medaljen Olimpike. /Express/