Driton Kuka ka thënë se xhudistja tashmë e artë, e ka merituar që ta përjetojë këtë moment
Majlinda Kelmendi pushton mediat botërore, është e artë. Krenaria e vendit tonë, Majlinda Kelmendi, ka qenë temë kryesore e pothuajse gjitha mediave botërore, pas triumfit historik në ‘Rio 2016’ ku u stolis me medaljen e artë.
Ajo bëri krenarë gjithë shqiptarët, teksa realizoi ëndrrën fëmijërore të saj. Trajneri i Mjalinda Kelmendit, Driton Kuka, thotë se xhudistja numër një në botë e ka merituar që të përjetojë një natë si kjo kur fitoi të artën.
“Ka punuar gjatë dhe e ka merituar që ta përjetojë këtë moment”, ka thënë fillimisht Kuka. “Lojërat Olimpike janë njëherë në katër vjet. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në Londër, kur Majlinda pësoi nga një gabim, kemi dashur që ai të mos përsëritet”, shtoi Kuka.