Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuara për sulmuesin sensacional të Lyon, por presidenti i skuadrës franceze i ka hedhur poshtë spekulimet, duke thënë se lojtari nuk do të largohet në janar.
Edhe pse insistoi se Nabil Fekir nuk do të largohet nga skuadra në janar, ia nuk është i sigurt se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as verën e 2018-es, transmeton Express.
Fekir është bërë në javët e fundit lojtar model në Evropë për sezonin madhështor që po e kalon. Ai ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje deri më tani, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Juventus.
Fekir ka thënë se nëse Zidane do të thërriste do të ishte i lumtur dhe kurrë nuk do t’i thoshte jo.
Në anën tjetër, mediat katalane raportojnë se Barcelona ka nisur kontaktet me 24-vjeçarin në tentim për ta blerë qysh në janar.
Por, presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka thënë mbrëmë për SFR Sport se lojtari nuk largohet në janar.
“Fekir do ta mbyllë sezonin këtu me ne. Atij i pëlqen Lyon, me të cilin ka kontratë dhe është kapiten”, ka thënë ai. /Express/