Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Luti Haziri ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajli, i cili e kishte pyetur Hazirin se sa kryetar i ka LDK.
Haziri në një shënim në Facebook ka thënë se kryetar i LDK-së është Isa Mustafa.
Shënimi i plotë:
U lajmëru Urani i Kadrisë. Prita që dikush nga PDK po flet. Paskeni fillu me i mbushë boxat, a?! Lexoni drejt kur doni ju!
Kryetar i LDK’së është ai që ju e organizuat mocionin e votëbesimit me opozitën e dikurshme, Listën Serbe dhe minoritetet. Ju kujtohet, besoj?! Nuk falni suksese ju, e kuptueshme.
Por, dëshpëruese është që keni nis me harru. Bile edhe datën e zgjedhjeve e keni ngatërrue. 40 ditë nga ‘ramja’ e qeverisë. Mos e harro!
Ndryshe, Ismajli sot përmes një reagimi ka thënë se sa kryetar i ka LDK.
“Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së. Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër – 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj”, ka deklaruar ai.