Partia Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë që kandidat për kryetar të Skenderajt ta propozojë Nuredin Lushtaku. Ky i fundit nuk ka hedhur poshtë që t’i futet garës për zgjedhjet lokale, që priten të mbahen në fund të këtij viti.
Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti Lushtaku tregon se është i gatshëm të dal kandidat për kryetar. Megjithatë, ai thotë se ky post nuk është ndonjë gjë e madhe për të.
“Zyrtarisht nuk ka diçka ende. Nëse qendra e sheh të arsyeshme që unë me kanë, unë jam i gatshëm me fillu. Jam i gatshëm edhe pse nuk është ndonjë privilegj ajo punë për mu. Por, nëse është e arsyeshme jam i gatshëm për komunën me lan postin e deputetit dhe çdo post tjetër”, ka thënë aik
Ndryshe, Komuna e Skenderajt konsiderohet si njëra prej bastioneve kryesore të PDK-së. Derisa nga viti 2007-të ky qytet udhëhiqet nga Sami Lushtaku, megjithëse gjendet në burg.
Në vitin e kaluar ai është dënuar me 12 vite burg në një aktakuzë për krime lufte nga një trup gjykues ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicë rreth vrasjes të një personi të panjohur në vitin 1998 në mes të fshatit Galicë dhe Dubovc të Vushtrrisë. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/