Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së premtes në katin e katërt të një pallati në lagjen “Kongresi”, në Lushnje.
Nga të dhënat e fundit mësohet se shpërthimi i bombolës ka ndodhur në ballkonin e apartamentit dhe prej tij ka patur vetëm dëme materiale.
Ndërhyrja në kohë e banorëve dhe më pas e zjarrfikësve ka bërë të mundur që flakët të mos përhapeshin.