ShowBiz

Lumi B bën diçka të mrekullueshme për gruan e tij

Bashkëshortja e reperit Lumi B po feston ditëlindjen.

Ndërsa në këtë ditë të veçantë për të reperi po qëndron në Gjermani ku ka performuar mbrëmë, ai nuk ka harruar të bëjë një gjest shumë të bukur.

Gjatë performancës, ai e ka uruar bashkëshorten para gjithë publikut ndërsa ka kërkuar edhe nga ata që t’a urojnë Mirandën për ditëlindje.

Miranda ka mbushur 30 vjet, ndërsa në videon e postuar Lumi ka shkruar: “Miranda t’du mas shumti n’bote. Urime ditëlindja. T’fala nga Mynihu”.

Përndryshe, reperi sot do të publikojë këngën e tij më të re “Pse m’le”, në orën 18:00./Gazeta Express/

the authorE B