ShowBiz

Lulja tregon se kush është çifti më i mirë për të

Këtë vit lirisht mund ta quajmë si viti i dasmave të VIP-ve shqiptarë.

Por, padyshim dasma më e përfolur do të jetë ajo e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi, transmeton Gazeta Express.

Një dasmë që nuk është parë deri më tani, marrja e nuses me tren e me afro 700 të ftuar.

Të pranishëm kanë qenë edhe shumë artistë të njohur të cilët edhe janë kujdesur për atmosferën.

Ndër ta edhe këngëtari i njohur Meda me bashkëshorten e tij Lulen.

E sipas Lules, çifti i sapomartuar Labi e Qendresa janë çifti më i mirë deri më tani.

Këtë e ka thënë vetë ajo përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram ku shihen së bashku.

“Ne dasmen e qifti mat mir deri me tani”, kishte shkruar Lulja.

the authorE B