Romelu Lukaki premton gola për “Djajtë e Kuq”.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili u transferua te Manchester Unitedi nga Evertoni për 85 milionë euro, ka shënuar golin e parë në ndeshjen e dytë me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Ish sulmuesi i Chelseat shënoi në miqësoren ndaj Real Salt Lake, gol që ia siguroi fitoren 2:1 ekipit të Jose Mourinhos.
Belgu u shpreh i lumtur pas golit të parë me fanellën e Man United, duke premtuar edhe shumë të tjerë.
“Natyrisht se jam i lumtur, jam këtu për të shënuar gola dhe të jem i rëndësishëm për ekipin”, tha belgu për MUTV.
“Manchester United luan gjithmonë për të fituar. Kjo është ajo që më shkon ndërmend sa herë zbres në fushë”, shtoi lojtari. /Gazeta Express/