Ish-mbrojtësi i Chelseat, Graeme Le Saux beson se Romelu Lukaku për momentin është sulmues më i mirë se sa Alvaro Morata
Ai në këtë fjalë bazohet në golat që kanë shënuar të dy sulmuesit në fillim të këtij sezoni, por e pranon se spanjolli ka potencial të madh.
“Morata ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit ndaj Everton dhe Leicester, ku shënoi në të dy këto takime”, tha fillimisht Le Saux për Betfair.
“Chelsea e kishte kërkuar Lukakun, por, Morata është duke bërë mjaftueshëm për të arsyetuar çmimin që është paguar për të”.
“Për momentin ju mund të thoni se Lukaku është sulmues më i mirë, bazuar në numrin e golave që kanë shënuar, por Morata ka potencial të madh”, u shpreh ai në fund. /Express/