Kapiteni kombëtares kroate të futbollit, Luka Modriç, sot ka marrë pjesë në trajnim me lojtarët tjerë të Real Madridit, pas operacionit në gju që pati më 2 tetor.
Modriç, pas shërimit prej një muaj, ka filluar të ushtojë me të njëjtin ritëm me lojtarë të tjerë të Real Madridit në përgatitje për ndeshjen e së dielës, që do zhvillohet në Santiago Bernabeu, transmeton KosovaPress.
Ky lajm e ka gëzuar edhe trajnerin e kombëtares kroate, Ante Çaçiç, i cili e ka përfshirë Modriçin në listën e lojtarëve që do të luajnë më 12 nëntor kundër Islandës për Botërorin 2018./KosovaPress/