Kanë shpërthyer sot luftimet në lindje të Damaskut mes rebelëve dhe forcave qeveritare, për herë të parë qëkur të dy palët shpallen një armëpushim në fundjavë, njofton një grup monitorues i luftës, me sulmet ajrore që e kanë goditur enklavën e rrethuar e cila kontrollohet nga rebelët.
Sulmet ajrore në tri qytete në Lindje të Ghouta e vranë një fëmijë dhe i plagosën 11 civilë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 55 në 48 orët e fundit, ka thënë Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton Express.
Numri i viktimave pritet të rritet.
Ky grup me bazë në Britani raportoi dje për viktimat e para në civilë që prej fillimit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia./Express/