Gara për golashënuesin më të mirë të vitit është një nga më interesantet këtë edicion në futboll
Ky është viti i sulmuesve. Gara për Këpucën e Artë sa vjen e bëhet me interesante, pasi të parin nga i 10 e ndajnë vetëm pesë gola.
Momentalisht garës për më të mirin e Evropës i prijnë Harry Kane dhe Edinson Cavani, të dy me nga 24 gola në kampionatet e tyre.
Pas tyre vijnë Ciro Immobile dhe Mohamed Salah me nga 23 gola, ndërsa i pesti është Leo Messi i Barcelonës me 22 gola.
Në top 10 janë edhe sulmuesit si Aguero, Jonas, Luis Suarez, Rober Lewandowski dhe Neymar.