Rajon & Botë

Lufta në Siri, Uashingtoni: Po shqyrtojmë propozimin e Rusisë, ja çfarë planesh ka Putin

SHBA po shqyrton me kujdes një propozim të Rusisë për krijimin e zonave të sigurisë në Siri për të parë nëse është e mundur, njoftoi sekretari amerikane për Mbrojtjen, Jim Mattis.

“Të gjitha luftërat kanë një fund prandaj jemi në kërkim prej një kohësh sesi mund të arrijmë në fund të saj”, deklaroi për median kreu i Pentagonit në Kopenhagën.

Presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi krijimin e zonave të sigurta në Siri, iniciativa e fundit e Moskës destinuar qëtësimit të situatës në këtë vend në luftë dhe për të bindur vendet që mbështesin rebelët për t’i nxitur të negociojnë, raporton “Reuters”.

Ky plan rus, shfaqur një ditë para ditës së madhe, gjatë një bisede telefonike mes presidentit rus dhe homologut amerikan, Donald Trump, do të diskutohet në Astana ku janë mbledhur rebelët, përfaqësuesit e presidentit, Bachar al-Assad, diplomatë rusë, turq dhe iranianë të rangut të lartë, si dhe i dërguari special i OKB-së, Staffan de Mistura.

Propozimi u nënshkrua të enjten nga Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit të Bachar al-Assad, dhe Turqia mbështetëse e rebelimit, pa mbështetjen as të qeverisë siriane as të rebelëve.

Uashington e priti me shumë rezerva, duke u shprehur skeptike për rolin e Iranit në garantimin e kësaj dosje, duke shpresuar që ky hap do të hapë një rrugë drejt një marrëveshje më gjithëpërfshirëse.

the authorE B