ShowBiz

Luana Vjollca iu përgjigjet atyre që e akuzojnë për operacione plastike

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara të ekranit shqiptar, shkruan GazetaBlic.

E krejt kjo për shkak të paraqitjeve të saj që shpeshherë janë provokuese, qoftë në ekran, qoftë në rrjete sociale.

Përveç photoshop-it, ajo gjithmonë është akuzuar edhe sa i përket operacioneve plastike, por që gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë. Buzët, mollëzat, gjoksi, dhe brinjët e thyera tek beli janë disa nga operacionet për të cilat gjithmonë akuzohet moderatorja shqiptare.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ajo i është përgjigjuar atyre që i shkruajnë rreth operacioneve, duke mohuar një gjë të tillë.

“Para 7 viteve. Si ishte muhabeti i belit e këtyre gjërave të tjera dmth??” ka shkruar Luana Vjollca në fotografinë e publikuar teksa shihet në plazh e veshur me bikini.

Ndryshe, Luana ka kohë që është në lidhje dashurie, por që ajo deri tani nuk e ka pranuar ende./GazetaBlic/

the authorE B