Bukuroshja e ekranit shqiptar, Luana Vjollca do të jetë në Festivalin e Kanës, ku tashmë i ka nisur përgatitjet për të qenë sa më në formë.
Luana ka zgjedhur një fustan ngjyrë të artë të mbyllur, dhe një shall sërish të artë që vështirë të mos bie në sy.
Moderatorja shqiptare ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto me e veshur me fustanin që do të parakalojë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës që mbahet nga datat 17-28 Maj, ku shihet teksa stilistët janë duke u kujdesur për të qenë çdo gjë në perfeksion.