Tashmë u zbulua për publikun se në çfarë formati dhe çfarë emisioni do të drejtojë moderatorja Luana Vjollca mbrëmjet e së shtunës.
Ajo do të vijë me një formatin “Shiko kush luan” gjithashtu e shoqëruar nga dy partnerë, moderatorin e “Proçesi Sportiv” Edi Manushi dhe aktorin e njohur Gent Hazizi.
Për koinçidencë Luana do të bashkëprezantojë me partnerin që për vite me radhë ka prezantuar motra e saj moderatorja Marina Vjollca, e cila tashmë do të nisë një emision të ri në Tv Klan.
Megjithatë në mbështetje të së motrës Marina nuk mund të qëndronte pa bërë një postim të spotit, i cili u publikua vetëm dje. Gjithashtu përveç fjalëve më të mira për të motrën dhe disa këshilla për Manushin.
“Je e adhurueshme my sis!!! Luana Vjollca (mezi po pres) Shiko kush Luan… (Ki kujdes Manushin se te korrupton),”-përfundon Marina.
Nuk ka munguar padyshim edhe komenti i Luanës, e cila ka theksuar se moderatori i njohur sportiv vazhdon të ketë pikë të dobët të motrën.
“Hahaha e ka zemren vetem te ti! Te dua jeta ime,”-përfundon Luana. Së shpejti, ndonëse në ekrane rivale dy motrat Vjollca do ti shohim në programe të rëndësishme, në oraret që do të transmetohen./Gazeta Express/